Pas grindjes me fqinjin, tenton të vrasë policët. Arrestohet 69-vjeçari

Një konflikt mes dy shtetasve në qytetin e Korçës mund të ishte përshkallëzuar në një ngjarje me pasoja tejet të rënda, nëse policia nuk do të ndërhynte në kohë dhe me profesionalizëm.

Një konflikt mes dy shtetasve në qytetin e Korçës mund të ishte përshkallëzuar në një ngjarje me pasoja tejet të rënda, nëse policia nuk do të ndërhynte në kohë dhe me profesionalizëm.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës, kur një i dehur, me precedentë të mëparshëm penalë për “vjedhje” apo “dhunë në familje”, po konfliktohej me një tjetër banor të lagjes nr. 4 në qytetin juglindor, duke shqetësuar banorët e tjerë që telefonuan për ndihmë policinë.

Me të mbërritur në adresën në fjalë, efektivët mësuan se një 69-vjeçari i dehur, pas grindjes me 47-vjeçarin ishte larguar për në banesën e tij dhe për të marrë një armë zjarri. Pasi janë drejtuar për në shtëpinë e tij, efektivët janë vënë në shënjestër të armës automatike, por që fatmirësisht rezultoi e bllokuar, duke mos realizuar qitjen.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e kësaj ngjarjeje, sikurse sekuestroi armën e zjarrit dhe 88 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë tashmë akuzat e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve e municionit”./TCh