Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë organizoi mjekimin e Tuanita Hoxhës, e cila u aksidentua ditë më parë në Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njëzet vjeçarja Taunita Hoxha sot me avion special është transferuar në Stamboll dhe trajtimi mjekësor do t’i ofrohet në spitalin universitar “Bezmi Alem”, bëhet e ditur nga BIK-u.
Siç theksohet, kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga kryesia e BIK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë. Kryesia e BIK-ut dëshiron rikuperimin sa më të shpejtë të Tuanita Hoxhës, si dhe kthimin e shpejtë tek familje e tij.


