Lulzim Basha: Jemi në mort të shtetit!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend, pasi ngushëlloi familjet e viktimave të aksidentit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se edhe shteti shqiptar ka vdekur.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend, pasi ngushëlloi familjet e viktimave të aksidentit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se edhe shteti shqiptar ka vdekur.

“Këta njerëz ketu kanë ardhur në pushtet si shprehje e një grushti kriminelësh. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të festojmë me ju, zoti Talat Xhaferi. Shqipëria nuk do ta marrë hapjen e negociatave në qershor. Ky është morti i dytë zoti Xhaferi, morti i rënies së shtetit të Shqipërisë”, deklaroi Basha, raporton Top Channel.

“Një grup oligarkësh që kanë kapur Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse në këtë ditë ne nuk mund të festojmë me ju, por frika e tyre është që këtë qershor Shqipëria nuk mund ta marrë dritën jeshile të hapjes së negociatave. Sot kemi një problem të gjithë problemeve. Të shtunën do jetë protesta më e madhe”, shtoi tha Basha.