Andulhamit Gül: Strategjia e mohimit që përdorin pjesëtarët e FETO-s, taktikë e eprorëve

Ministri i Drejtësisë të Turqisë, Abdulhamit Gül deklaroi se do të vazhdojë lufta vendimtare kundër organizatës terroriste FETO

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül lidhur me strategjinë e mohimit nga anëtarët e organizatës terroriste FETO, tha se është e qartë që kjo është një pjesë e taktikës mbrojtëse dhe se aplikohet me vetëdije.

Gül për Anadolu Agency (AA), foli për luftën kundër organizatës terroriste FETO dhe gjykimet e anëtarëve të organizatës që janë në vijim.

Ai theksoi vazhdimin e luftës gjithëpërfshirëse kundër organizatës që u përpoq të kryejë grusht shteti, kërcënoi unitetin dhe bashkimin e Turqisë dhe kërcënoi të drejtën e jetës së qytetarëve të këtij vendi. Ai gjithashtu potencoi vazhdimin e luftës gjyqësore.

Organizata terroriste FETO, paraqet një rrjet terrorist e cila me vite të tëra u infiltrua në të gjitha institucionet e shtetit turk ndërsa Gül tha se mbyllja e rrethit të të dyshuarve të identifikuar do të ishte një gabim që do të bllokonte luftën e suksesshme kundër organizatës. Ai beson se hetimi duhet të zbatohet në disa drejtime derisa të zbulohen dhe ndërpriten të gjitha elementet e FETO-s.

“Operacionet e rëndësishme, hetimet dhe ndjekjet penale ndaj kreut të piramidës, udhëheqësve të FETO-s dhe emrave të tjerë kryesorë të organizatës vazhdojnë. Sigurisht se do të ketë një vazhdimësi. Nuk duhet të lejojmë që të na prek ndenja e përtacisë dhe të mendojmë se e gjithë lufta ka përfunduar”, tha Gül.

Ai tha se janë duke u bërë përpjekje të mëdha për të mësuar se kush është fajtor dhe kush është i pafajshëm dhe se beteja vendimtare do të vazhdojë.

Po ashtu theksoi se shumë anëtarë të FETO-s, përkundër provave të grumbulluara kundër tyre, ata përdorin strategjinë e mohimit.

“Është e qartë se kjo është një pjesë e taktikës mbrojtjese të organizatës të urdhëruar nga eprorët. Këtë e bëjnë me urdhër sipas logjikës së organizatës. Gjyqi drejtohet nga autoritetet gjyqësore turke, gjyqtarët tanë. Gjykimet kryhen sipas provave në rastet. Le të mohojnë sa të duan, por ne kemi një sistem ligjor që shkon nga dëshmitë tek të dyshuarit”, tha Gül.

Sipas tij, gjykimet zhvillohen në kuadër të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe provat, kundër njerëzve që u përpoqën të shkelin demokracinë, rendin ligjor në vend dhe vranë 251 njerëz.

“Ata që e meritojnë marrin dënimet siç e kanë merituar. Presim që tradhtarët që kanë vrarë 251 qytetarë, policë, ushtarë tanë, të japin llogari”, tha Gül, i cili kosideron se drejtësia duhet të përmbushet dhe se beson në sistemin e drejtësisë.

Ministri Gül gjithashtu tha se në emër të popullit do të ndjekë këtë luftë.