Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë pas kthimit nga Vjena.
Në mbledhje pritet të diskutohen hapat që do ndërmarrë Partia Demokratike për vijimin e protestës.
Nga 21 shkurt 2019 deputetët e opozitës nuk janë më në parlament.
Gjatë protestës së të enjtes, nën thirrjen “Rama ik” dhe të shoqëruar nga mijëra mbështetës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deputetët e grupeve parlamentare të opozitës dorëzuan zyrtarisht mandatet në kryesinë e Kuvendit.



