Myslym Murrizi paralajmëroi kandidatë nga listat vijuese të PD-së mund të pranojnë që të marrin mandatin e deputetit që lanë demokratët.
“Në dijeninë time nuk është se lista e plotë ka firmosur. PD ka pasur një listë me 191 kandidatë dhe që të quhej e mbyllur përveç tradhtarit Myslym Murrizi duhet të firmosnin.
KQZ do të thërrasë ata që nuk kanë firmosur dorëheqjen, kjo do të jetë edhe për LSI-në. Kjo punë ka 30 ditë kohë, besoj që do të ketë surpriza” tha ai.
Deputeti Myslym Murrizi u shpreh sonte në Repolitix se nëse aleatët e Shqipërisë, SHBA dhe BE-ja do të kërkojnë që ai të votojë reforma apo ligje në Kuvend duke i bashkuar votat me PS-në, do ta bëjë një gjë të tillë.
“Do të vijoj që të flas fort për prishjen e sistemit të kalbur, nëse PD do të kërkonte tre pikat do të dilja unë i pari në rrugë. Për cdo vendim që aleatët do ta kërkojnë votën time do ta kenë aty, pasi jam student i dhjetorit. Çfarë të kërkojnë aleatët do ta votoj, pavarësisht me kë jam në unison” tha ai.
“Nëse zgjedhjet bëhen shpejt PD i humbet. Në tre palë zgjedhje me këtë sistem nuk kemi fituar asnjëherë, në zgjedhjet lokale ishte rezultat diskriminues” tha Murrizi.
“Nëse Basha do të kërkonte tre gjëra si kushte qeverisë; ndryshimin e hartës territoriale, reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, atëherë unë do të isha i pari që do të hiqja dorë nga mandati.
Por kur ti nuk ke kushte, atëherë tregon se nuk e ke seriozisht” tha ai.



