“Do t’i shpjegojmë marrëdhëniet e gjeneralëve amerikanë me terroristët”

"Do të njoftojmë publikun në ditët në vijim, se si SHBA-të kanë vendosur marrëdhënie me PKK-në, gjeneralët amerikanë me PYD-në, PKK-në, si po përpiqen t'u japin atyre dhurata dhe si i furnizojnë ata", tha Soylu

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të shpjegojnë marrëdhëniet e gjeneralëve amerikanë me terroristët, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në ditët e ardhshme do t’i njoftojmë opinionit publik ata që përpiqen të mbajnë organizatën terroriste. Do të njoftojmë publikun në ditët në vijim, se si SHBA-të kanë vendosur marrëdhënie me PKK-në, gjeneralët amerikanë me PYD-në, PKK-në, si po përpiqen t’u japin atyre dhurata dhe si i furnizojnë ata. Ata që ne kemi kapur, të cilët u përkasin niveleve të larta po flasin një e nga një e po cicërojnë si bilbila. Njeriu me frikën e jetës shet Amerikën, shet dhe Evropën”, tha Soylu gjatë një takimi me krerët lokalë në qytetin Trabzon.

Në lidhje me luftën e Turqisë kundër terrorizmit, minsitri Soylu tha se “Vetëm në vitin 2018 luftëtarët tanë trima kanë eliminuar 13 terroristë që ndodheshin në listën me ngjyra (për më të kërkuarit). Të ashtuquajturit liderët terroristë si Murat Karayılan, Cemil Bayık pse nuk vijnë në malet e Turqisë, pse i lënë vetëm ato 700 personat që kanë mbetur? Ne u bëjmë thirrje meqë e konsiderojnë veten të fortë, le të vijnë, djemtë tanë janë në pritje. Dua të theksoj se në Turqi nuk ka mbetur më terrorist i nivelit të lartë”.

Pasi i ka bërë thirrje që nuk do të ketë asnjë forcë që t’i shpëtojë PKK-në, HDP-në nga dora e popullit, Soylu tha se “Është shumë e thjeshtë se as nuk do të flemë dhe as nuk do të ndalemi deri në shuarjen e plotë të Kandilit dhe deri në eliminimin e terroristit të fundit. Më parë nëpër male ndodheshin 15 mijë terroristë ndërsa tani kanë mbetur vetëm 700”.

Duke përmenduar zgjedhjet lokale që do të mbahen me 31 mars, Soylu tha se “Këto zgjedhje nuk duhet të konsiderohen vetëm si zgjedhje lokale. Sepse kështu mendojnë vetëm ata që na thonë se janë të tilla, se nuk duhet të shëtisim derë më derë dhe se nuk duhet të jemi në gadishmëri. Sepse janë ata të cilët deri më sot nuk kanë dashur që ne të kujtojmë se si bashkitë ishin bërë qendra të elementëve të PKK-së dhe furnizimit të saj, se si ushqehej nga këtu PKK-ja apo që HDP-ja ishte një parti nën urdhrat e PKK-së”.

“Pra, vërejtja e këtyre zgjedhjeve thjeshtë si zgjedhje lokale është të biesh pre e themeluesve të kësaj loje, lojë kjo e cila sulmon në mënyrë sistematike që prej 6-7 vitesh stabilitetin e Turqisë. Me lejen e Allahut ky popull nuk do të bie pre e kësaj loje”, tha ministri Soylu.