Janë 11 punonjës, shumica prej të cilëve në nivele drejtuese që janë shkarkuar nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Mësohet se mes personave të shkarkuar është edhe ish-drejtori i këtij institucioni, Afrim Qëndro, i cili mbante aktualisht postin e drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, raporton Klan.
Po ashtu janë shkarkuar nga posti edhe shefja e shpronësimeve, ajo e hartimit të projekteve, drejtori i shërbimeve, drejtori i projekteve, përgjegjësi i burimeve njerëzore dhe ai i sigurimit të cilësisë. Të gjithë punonjësit janë shkarkuar brenda ditës, me motivacionin mungesë besimi dhe paaftësi në punë. Po ashtu paralajmërime dhe vërejtje kanë marrë edhe një pjesë tjetër e punonjësve.

