Dashamir Xhepa pranon vrasjen e kunatës

Autori i vrajses tregon motivet...

Dashamir Xhepa ka pranuar autorësinë e vrasjes së kunatës së tij Lirie Xhepa, dy javë më parë në Kodër Sharrë.

39-vjeçari, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ka sqaruar se motiv i krimit ishte konflikti për pronën dhe dyshimet se ajo kishte lidhje intime me persona të tjerë, duke i ulur reputacionin familjes, raporton Klan.

Për këtë arsye ai e qëlloi me tre plumba 49-vjeçaren, duke e hedhur trupin në afërsi të liqenit të Sharrës, i cili u gjet nga banorët e zonës. Sipas tij, pas vdekjes së vëllait të tij 10 vite më parë, konfliktet me kunatën e tij ishin të shpeshta.

Autori i dyshuar është pyetur edhe për vendin ku ka hedhur armën, por ka sqaruar se pistoleta i ka rënë gjatë kohës që ka transportuar trupin dhe nuk e ka gjetur.

Pasi dëgjoi palët, gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin. Ai u arrestua tre ditë më parë në një hotel në Peshkopi dhe sipas policisë po planifikonte të largohej nga vendi.