Soylu: Më pak se 700 terroristë në Turqi

"Në Turqi ka më pak se 700 terroristë. Hyrja (e terroristëve) në vend është shumë e vogël", tha Soylu, i ftuar në panelin editorial të AA-së

Aktualisht ka më pak se 700 terroristë në Turqi pasi vendi po merr masa të konsiderueshme kundër terrorizmit në kufijtë e saj për të bllokuar hyrjet e terroristëve, tha ministri i Brendshëm i vendit, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në Turqi ka më pak se 700 terroristë. Hyrja (e terroristëve) në vend është shumë e vogël. 12 persona kanë hyrë në që nga janari. Ne po marrim masa serioze në kufijtë tanë”, tha Soylu, i ftuar në panelin editorial të AA-së.

Duke folur lidhur me luftën e Turqisë kundër PKK-së, Soylu tha se Turqia planifikon të kryejë një operacion të përbashkët antiterrorist me Iranin kundër kësaj organizate terroriste.

Po ashtu, Soylu dënoi rekrutimin e adoleshentëve nga ana e PKK-së në luftën kundër Turqisë.

PKK konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

– “FETO fiton 800 milionë dollarë nga shkollat çarter”

Lidhur me organizatën terroriste FETO, Soylu tha se ajo fiton 800 milion dollarë vetëm nga shkollat ​​çarter të financuara nga SHBA, ndërsa po ashtu merr 200 milionë në donacione.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e 251 personave dhe plagosjen e 2.200 të tjerëve.