Venezuela kërkon nga ambasadori gjerman të largohet nga vendi

Arreaza akuzoi ambasadorin gjerman për “akte të përsëritura të ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit” dhe postoi një deklaratë të qeverisë ku thuhet se atij i është dhënë 48 orë për t’u larguar nga Venezuela

Venezuela i ka kërkuar ambasadorit gjerman, Daniel Kriener, të largohet nga vendi, pasi e akuzoi atë për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Jorge Arreaza, akuzoi ambasadorin gjerman për “akte të përsëritura të ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit” dhe në twitter postoi një deklaratë të qeverisë ku thuhet se atij i është dhënë 48 orë për t’u larguar nga Venezuela.

Një zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme tha se ambasadori është shpallur person “non grada”, duke shtuar se qeveria gjermane aktualisht është në bisedime me partnerët e saj mbi këtë çështje.