Gjatë mbledhjes së sotme, Musai është shprehur se do të jetë edhe në Parlament i njëjti person. Me këtë deklaratë, Musai ka nënkuptuar qëndrimin e tij politik opozitar.
Nimet Musai, kandidat nga lista e LSI-së, ka pranuar thirrjen e Komisionit Qendror Zgjedhor për të pranuar mandatin. Nimet Musai nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar para një jave formularin e dekriminalizimit, duke konfirmuar marrjen e mandatit të Erisa Xhixhos në Qarkun e Fierit, raporton Top Channel.
Erisa Xhixho, e cila ishte në listat e LSI-së, nuk e pranoi mandatin pas thirrjes së vakancës nga KQZ-ja, ndërsa në renditjen e listës së kandidatëve, pas saj ka qenë Nimet Musai.



