Lezhë, shkrumbohet një makinë. Dyshohet të jetë përdorur për grabitje

Një automjet tip Benz është shkrumbuar totalisht në Lezhë.

Një automjet tip Benz është shkrumbuar totalisht në Lezhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kakarriqit, e se mjeti i djegur është me targa AA 377 KH, shkruan Top Channel.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e djegies së mjetit, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Makina e djegur dyshohet të jete përdorur për grabitje.