Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ishte e para që u ftua të flasë në Kongres, menjëherë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti fjalimin e hapjes.
Reforma në Drejtësi ishte në themel të fjalimit të ministres, e cila theksoi rolin udhëheqës të Partisë Socialiste në qeveri, për ta çuar përpara atë.
“Ne morëm përsipër të pastrojmë Pallatin e Drejtësisë, nëpërmjet njërës prej reformave më të rëndësishme, siç është ajo në drejtësi. Falë kësaj reforme, që po shkon përpara pavarësisht kundërshtive të ashpra, ne do të arrijmë t’u ofrojmë shqiptarëve drejtësinë e merituar”, tha Gjonaj në fjalën e saj në Kongres.
Ministrja e Drejtësisë konfirmoi vendosmërinë e qeverisë për të çuar deri në fund reformën në drejtësi,raporton Top Channel.



