Ministri holandez: Shqipëria në rrugën e duhur, vijoni Reformën në Drejtësi

“Holanda mbështet nismën plotësisht Reformën në Drejtësi në Shqipëri”, kështu u shpreh sot ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë të Holandës, Ferdinad Grapperhaus, gjatë vizitës në Tiranë, ku bashkë me homologen shqiptare Etilda Gjonaj, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Qendrës së Trajnimeve dhe Studimeve për Gjyqësorin në Utreht të Holandës, në prani të magjistratëve të rinj.

Në fjalën e tij, ministri Grapperhaus, shprehu mbështetjen e plotë të Holandës në nismën monumentale të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, shkruan Top Channel.

Ai theksoi se “Shteti i së Drejtës” është fokusi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur.

Ai e cilësoi monumental procesin e vettingut dhe u tha magjistratëve të rinj, se ata janë shpresa e Shqipërisë, pasi vetëm nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, vendi do integrohet në Bashkimin Europian.

Ndërsa ministrja Gjonaj theksoi se “vetëm nëpërmjet kësaj qasjeje në u garantojmë qytetarëve shqiptare një sistem drejtësie siç ata e meritojnë: të drejtë, të pavarur dhe të denjë për një shtet Europian”.