Sherr mes të burgosurve në Greqi, plagoset shqiptari

Një i dënuar shqiptar është plagosur në burgun e Koridhallos në Greqi.

Një i dënuar shqiptar është plagosur në burgun e Koridhallos në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në qelinë e shqiptarit, i cili u sulmua me thikë të improvizuar nga një tjetër i burgosur, shkruan Ora News.

Incidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune (30 mars), ndërsa shqiptari u dërgua në spital. Pas marrjes së ndihmës, shqiptari u rikthye sërish në burg.

Sipas informacioneve, sulmi ndaj shqiptarit është bërë pas një sherri që thuhet se kishte midis tyre, shkruan CNN grek.