Investimet në Belsh, rriten të ardhurat nga turizmi

Mund të thuhet me bindje se Belshi prej dy vitesh është shndërruar nga një fshat, në një qytezë të bukur buzë liqenit.

Mund të thuhet me bindje se Belshi prej dy vitesh është shndërruar nga një fshat, në një qytezë të bukur buzë liqenit.

Rikonstruksioni i qendrës së qytetit, shëtitorja buzë liqenit dhe pista në ujë, i dhanë gjallëri qytetit, i cili dukej i zhytur në errësirë.

Fundjavat e gjejnë Belshin të mbushur me turistë nga zona të ndryshme të vendit. Jo vetëm qendra e qytetit, por tashmë edhe fshatra të ndryshëm, me liqenet e tyre janë shndërruar në destinacione turistike.

Mbetet ende shumë për t’u bërë që zona e 82 liqeneve të marrë zhvillimin e duhur, pasi ende Belshit i mungon hoteleria dhe turizmi këtu është thjesht 1 ditor,raporton Top Channel.