Durrësi huazon “virusin vlonjat”, digjen dy automjete gjatë natës

Dy automjete janë shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, këtë herë jo në qytetin e Vlorës, por në lagjen numër 4 të një tjetër qyteti bregdetar, si ai i Durrësit.

Dy automjete janë shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, këtë herë jo në qytetin e Vlorës, por në lagjen numër 4 të një tjetër qyteti bregdetar, si ai i Durrësit.

Ende nuk dihet nëse djegia e tyre ka qenë e qëllimshme apo rastësore, sikurse nuk ka informacione as se kujt i përkasin automjetet e përfshira nga flakët, shkruan Top Channel.

Ato gjendeshin të parkuara pranë një blloku apartamentesh dhe dyqanesh, ndërsa policia ka nisur hetimet, duke shqyrtuar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të zbardhur ngjarjen.