Lajmi për një shumë marramendëse parash që mendohej se ishin bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e djeshme, është “fake news”.
Mediat publikuan se një shtetas nga Mali është arrestuar në aeroportin Charles de Gaulle, pasi gjatë kontrollit në 2 valixhe diplomatike atij i janë gjetur plot 23 milionë euro, raporton Top Channel.
Mediat franceze aludonin se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, por ambasada shqiptare në Francë bën me dije se lajmi është i pavërtetë, duke cituar policinë franceze.



