Ka përfunduar takimi i zv/ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës, raporton Top Channel.
Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zbuloi në Twitter pas takimit me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer se për çfarë u diskutua në takim.
“Bisedë e hapur dhe konstruktive me Mattheë Palmer mbi situatën: mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pandëshkueshmëria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike”, shprehet Basha në rrjetin social.
“Përkushtim i përbashkët për demokraci, shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen si rruga e vetme për stabilitet dhe Shqipërinë në BE”, shtoi Basha.


