Shkodër, mbahet seminari i radhës “Teatri si komunikim”

Ky aktivitet u zhvillua ne qendrën kulturore “Përpjekja” ne qytetin e Shkodrës.

Për të dytin vit radhazi në qytetin e Shkodrës organizohet nga shoqata ‘Istanbul’  “Akademia e te rinjve shqiptare” , e cila konsiston në një cikël seminaresh me tema  rreth kulturës, artit, historisë, ekonomisë etj.

Këtë të shtunë i ftuar regjisori i mirënjohur Armand Bora që mbajti seminarin me temë  “Teatri si komunikim.”

Ky aktivitet u zhvillua ne qendrën kulturore “Përpjekja” ne qytetin e Shkodrës.

Ne ketë aktivitet morën pjesë rreth 50 te rinj, studentë në degë të ndryshme të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë një periudhe një mujore do të organizohen takime dhe seminare ku do të ligjërojnë profesorë, studiues, akademikë.

Takimet zhvillohen çdo fundjavë pranë ambienteve të Shoqatës “Përpjekje” në qytetin e Shkodrës.Image may contain: 1 person, beard and textImage may contain: 3 people, people standing