Gjykata e Vlorës nisi sot procesin gjyqësor për autorin e masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili akuzohet për vrasjen e tetë familjarëve më 10 gusht të vitit të kaluar.
Në nisje të seancës, u kërkua shtyrja e saj për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës.
Ritvan Zykës trupa gjykuese ka arritur ti shkëpusë vetëm një “po” teksa u pyet nëse dëshironte shtyrjen e seancës për shkak të mosparaqitjes së avokatit.
Por gjykata ka vendosur ta zëvendësojë mbrojtjen kryesisht duke qenë se dhe seanca e radhes së kaluar u shty për të njëjtën arsye.
Seanca ka vijuar në prani të avokatit të ri vetëm me pyetjen e dëshmitarit të vetëm të paraqitur në seancë, Fiqiri Seriani, i cili tha se nuk kishte mundësi financiare të paraqitet sërish.
Seanca e radhës gjyqësore u caktua me 7 maj.
Prokurori i çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat kryesisht i caktuar nga shteti.


