Elbasan, rrëzohet nga motori, humbet jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e së martës në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të Elbasanit.

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e së martës në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të Elbasanit.

Viktima udhëtonte me motor, kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, raporton Top Channel.

“Në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas, shtetasi B.L., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është rrëzuar, dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”, sqaron policia lokale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.