Batalioni “Atlantiku”/ Meta vlerëson përpjekjet e tyre në 20 vjetorin e themelimit

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” disa luftëtarëve të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve në SHBA.

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” disa luftëtarëve të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve në SHBA.

“Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës🇽🇰, Shqipërisë🇦🇱 dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, siguri, demokraci edhe begati afatgjatë”, shkruan Meta, raporton Top Channel.

Statusi

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve të SHBA🇺🇸, pata sot nderin e veçantë të vlerësoja me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”🇦🇱, këta luftëtarë të lirisë që lanë gjithçka kishin ndërtuar në Amerikë, për t’u betuar mbi flamur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës🇽🇰 dhe dhënien fund të genocidit e spastrimit etnik të Millosheviçit.
Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës🇽🇰, Shqipërisë🇦🇱 dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, siguri, demokraci edhe begati afatgjatë.