Kandidati për President në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka ka votuar sot në Shkup.
Ai tha se sot është një ditë e rëndësishme për vendin.
“Sot është një ditë e madhe, paralajmërim për një faqe të re për republikën e Maqedonisë në raport me Bashkimin Evropian. Ftoj qytetarët masovikisht të votojnë”, tha Blerim Reka, kandidat për president, raporton Alsat.
Ndërkohë KQZ tha se deri në ora 10:00, në 75 % të vendvotimeve kanë dalë 6.05 % e votuesve.


