Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një letër dërguar ushtruesit të detyrës Patrik i Përgjithshëm të Armenëve të Turqisë, Aram Ateşyan, tha se përkujton me nderim armenët osmanë që humbën jetën në kushtet e vështira të Luftës së Parë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Zyra e Kuminikimeve e Presidencës së Turqisë, njoftohet se presidenti Erdoğan i ka dërguar një letër patrikut Aram Ateşyan.
“Unë përkujtoj me nderim armenët osmanë që humbën jetën në kushtet e vështira të Luftës së Parë Botërore dhe u përcjell nipërve të tyre ngushëllimet e mia të sinqerta”, ka theksuar në letrën e tij Erdoğan, duke shprehur ngushëllimet për të gjithë komunitetin armen dhe të afërmit e patrikut Mesrob Mutafyan, i cili ndërroi jetë më 8 mars.
Erdoğan ka rikujtuar krizat e mëdha humanitare të përjetuara brenda kufijve të Perandorisë Osmane dhe në rajonet fqinje, kriza këto të cilat janë vërejtur në çdo proces të shpërbërjes së secilës perandori.
“Komunteti armen i ka dhënë kontribute të mëdha vendit tonë duke rritur individë shumë të vlefshëm në periudhën osmane dhe atë të republikës sonë, e cila po mbush një shekull. Qytetarët tanë armenë, ashtu si në të kaluarën, edhe sot luajnë role të rëndësishme në çdo aspekt të jetës sonë shoqërore, politike dhe tregtare si qytetarë të barabartë dhe të lirë të vendit tonë. Është qëllimi i përbashkët për të gjithë ne që dy popujt e përbashkët në dhimbje dhe gëzim përgjatë historisë të mbyllin plagët e së kaluarës dhe të forcojnë lidhjet e tyre”, ka theksuar presidenti turk.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush për t‘ju ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve dhe zgjidhjen e problemeve tuaja”, ka shtuar Erdoğan.
“Uroj që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur udhëheqësi i ri fetar i komunitetit armen. Unë besoj se është një dhe së bashku mënyra për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Në këtë drejtim, shpresoj që ju të mos u jepni mundësi qarqeve të cilët duke shtrembëruar të kaluarën tonë të përbashkët, përpiqen të shkaktojnë urrejtje dhe armiqësi. Me këto mendime, edhe një herë përkujtoj me nder armenët osmanë që humbëm jetën në Luftën e Parë Botërore”, ka theksuar presdienti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.


