Seanca është shtyrë për mosformatim të trupit gjykues. Zykaj është sjellë në gjykatë nga forca të Policisë, por nuk është futur në sallë të Gjyqit duke u larguar sërish pas disa minutash.
Seanca gjyqësore është përcaktuar për datë 4 Qershor. I pranishëm në gjykatë ishte sot edhe gjyshi e xhaxhai i Zykaj, të cilët nuk kanë pranuar të flasin per kamerat, shkruan Top Channel.
“Nuk e dimë ku kanë shkuar familjaret e tjerë”, kanë thënë jashtë kamerave. “Dhe nuk e dimë pse na sjellin në gjykatë. Të marr dënimin që meriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë”- ka thënë gjyshi, i cili është i vetmi që ka mbetur në fshatin Resulaj të Selenicës.
“Na mbylli dyert, të dënohet. Ne nuk kemi pse vijmë në gjykatë”, tha ai.



