Çavuşoğlu: Franca të rishikojë qëndrimin e saj lidhur me PYD/YPG-në

"Franca duhet të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me PYD/YPG-në në Siri e cila është krahu i organizatës terroriste PKK", tha ministri i Jashtëm, Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se “Franca duhet të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me PYD/YPG-në në Siri e cila është krahu i organizatës terroriste PKK”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryediplomati Çavuşoğlu ka pritur në një takim në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Francës në Ankara, Charles Fries.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter pas takimit, Çavuşoğlu ka thënë: “Ne u kushtojmë rëndësi marrëdhënieve tona dypalëshe me Francën. Rritja e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike është e kënaqshme. Franca në çështjen e Sirisë duhet të rishikojë qëndrimin e saj në lidhje me PYD/YPG-në në Siri e cila është krahu i organizatës terroriste PKK”.