Ora 18:30 e së shtunës do i gjejë sërish opozitaret në sheshin para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare për largimin e Edi Ramës.
“Beteja që kemi nisur nuk është betejë për pushtet, por për vlerat europiane. Nuk shkohet në Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme garanton parlament legjitim”, u shpreh Basha.
Basha ftoi edhe socialistët të dalin ne shesh ndërsa lajmëroi se protestës do i bashkohen 300 studentët europianë, të organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane.
“Kjo është një betejë kombëtare, por është edhe një betejë evropiane”, tha Basha, shkruan Top Channel.
Opozitarët kanë lajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë vendimtare. Grupi organizator po merret me detajet e fundit, ndërsa burime bëjnë me dije se protesta do të zgjasë per me shume se 3 orë.


