Ministri i Punëve Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një letër drejtuar anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), i ka informuar rreth qëndrimit të Turqisë në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agnecy (AA).
Ministri turk, i dërgoi një letër ministrave të jashtëm të shteteve anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Federica Mogherini në lidhje me shpimet që i ka bërë anija turke Fatih në shelfin e saj kontinental.
Çavuşoğlu në letër theksoi se vendi ku ka zhvilluar shpim anija Fatih në Mesdheun Lindor është shelfi kontinental i vendit të tij.
Ai nënvizoi se mbështetja të cilin BE i jep Qipros Greke nën emrin e solidaritetit të anëtarësimit nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke theksuar se turqit qipriotë po ashtu kanë të drejta për burimet në këtë zonë.
Qiproja është ndarë që nga viti 1974 kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si fuqi garantuese.
Ndërhyrja është pasuar nga një proces i paqes me ngritje dhe ulje në vitet e fundit, duke përfshirë iniciativën e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.



