Marrëveshja për Tregti të Lirë mes Kosovës e Turqisë, është e një rëndësie të veçantë dhe prodhimet kosovare favorizohen për 10 vite, është thënë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Turko Kosovare, ku janë diskutuar edhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, raporton TRT.
“Vlerat e Përbashkëta të Kulturave Tona”
Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) Abdurrahman Balkiz, tha se “këto organizime të iftareve tregojnë vlerat e përbashkëta të kulturave tona” , duke vënë në dukje lidhjet e miqësisë mes dy vendeve. Balkiz, po ashtu theksoi se këto lidhje të forta mundësojnë edhe tregti intensive dhe investime të shumta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë Çağrı Sakar vuri në dukje rëndësinë e ndarjes së ushqimit me miqtë dhe falënderoi anëtarët e Odës për ndihmën e dhënë personave me nevojë gjatë këtij muaji të madhërishëm.
Pritje pozitive për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë
Kryetari i Odës Kosovaro-Turke, Abdurrahman Balkiz theksoi rëndësinë e miratimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë edhe nga pala kosovare. Ai bëri të ditur se Marrëveshja është asimetrike dhe se sektorët konkurrues në Kosovë do të mbrohen për 10 vite. Balkiz po ashtu tha se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë përveç që do ta rriste vëllimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, nënshkrimi i saj do të mundësonte edhe tërheqjen e investimeve në Kosovë.
Ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, bëri të ditur se para 5 viteve, në kohën kur ishte pjesë e stafit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ishte edhe pjesë e grupit punues të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi. Ai thekoi se Turqia ka qenë mjaft e hapur si dhe tolerante ndaj kërkesave të Kosovës për mbrojtën e produkteve vendore. Ministri Lluka shprehu kënaqësi të madhe për faktin se teksti i nënshkruar ofroi një lloj mundësi preferenciale tregtare në favor të Kosovës. Ministri Lluka, po
ashtu tha se është një tifoz i tregut të lirë që gjithmonë sjell prosperitet për qytetarët dhe vuri në dukje dëshirën e tij që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi sa më shpejt që është e mundur.
Në anën tjetër, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se “ Kjo Marrëveshje aq sa ka rëndësi për Turqinë, ka rëndësi edhe për Kosovën si dhe botën e biznesit kosovar”.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë Çagri Sakar tha se në kuadër të takimeve me liderët kosovarë, çdo herë ka theksuar rëndësinë e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje dhe shprehu besimin e tij se me miratimin e saj, marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve do të zhvillohen edhe më tej. Sakar theksoi se zëvendës Ministrit të jashtëm turk Faruk Kaymakci, gjatë vizitës së tij në Kosovë, nga miqtë kosovarë iu është thënë se shumë shpejt do të merren lajme të mira në lidhje me miratimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë.
Investitorët turq në vend të parë sa i përket punësimeve në Kosovë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, tha se Turqia luan një rol mjaft të rëndësishëm për Kosovën dhe se është një ndër partnerët kryesor të Kosovës. Lluka theksoi se për nga Investimet e Huaja Direkte, Turqia është një ndër tri vendet e para në Kosovë, por nëse shikohet në kuadër të punësimeve që ka siguruar si dhe sektorëve ku shërben, ajo zë vendin e parë.
Edhe kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, bëri të ditur se Turqia përmes investimeve të huaja direkte ka siguruar rreth 10 mijë vende të reja pune, ndërsa së bashku me anëtarët e Odës Tregtare Kosovaro Turke, ky numër është rritur në 20 mijë.
Ndërsa Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve do të forcoheshin më tej vetëm përmes unitetit dhe solidaritetit. “Edhe ne si politikanë mund të përmirësojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë” theksoi Yagcilar i cili tha se të dyja vendet do të jenë në gjendje të arrijnë më lehtë objektivat e synuara falë marrëdhënieve të mira politike, ekonomike, tregtare dhe miqësore.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë Çağrı Sakar, shprehu kënaqësi ndaj bashkëpunimeve të Odës Tregtare Kosovaro Turke me institucionet kosovare, dhe institucionet turke sic është Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK). Sakar, po ashtu bëri të ditur se Turqia do të vazhdoj luftën ndaj organizatës terroriste FETO dhe falënderoi institucionet Kosovare për mbështetjen e tyre në këtë drejtim.
Zëvendës Kryeministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi tha se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe theksoi këto marrëdhënie kanë një bazë historike.
Do të realizohet një program pune në Turqi
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se është vlerësuar si i dobishëm realizimi i një Programi Pune në Turqi, I cili do të ketë për qëllim promovimin e investımeve në sektorin e energjisë, minierave dhe teknologjinë e informacionit.
Ndërsa Ambasadori i Republikës së Turqisë Çagri Sakar, përmendi aktivizimin e mekanizmave të Komisionit të Përbashkët Ekonomik midis dy vendeve dhe bëri të ditur se kryetare e këtij komisioni të Përbashkët nga ana turke do të jetë Ministrja e Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zumrut Selçuk dhe se janë në pritje që edhe pala kosovare të përcaktojë kryetarin e këtij komisioni.
Të diplomuarit në Turqi, urë lidhëse me Kosovën
Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) bashkë me Unionin e të Diplomuarve në Turqi (TUMEB) kanë shtruar sofër iftari në Prizren. Në programin e iftarit në kuadër të “Takimeve Kulturore në Rajonet me Lidhje Shpirtërore”, kryetari i YTB-së, Abdullah Eren, tha se afërsia kulturore dhe historike mes Turqisë dhe Kosovës është aq e madhe sa që nuk mund të krahasohet me vendet tjera. Ai theksoi se Turqia çdo herë punon për mirëqenien, stabilitetin dhe paqen e Kosovës.
Yağcılar, nga ana e tij, tha se të diplomuarit në Turqi, ashtu si në të gjithë Ballkanin edhe në Kosovë ndodhen në pozita të larta si deputetë, burokratë dhe të tjera.
E ambasadori Sakar, theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Turqisë dhe Kosovës dëshirojnë t’i përparojnë në nivel më të avancuar me mbështetjen që do të vijë nga të diplomuarit në Turqi.
Pas programit të iftarit në sheshin e Shadërvanit u organizua edhe një program artistik.
“Maarif”, shtron iftare në Kosovë
Shkolla e Arsimit të Kosovës “Maarif” organizoi iftar në Prizren dhe në Prishtinë.
Pas disa iftareve të organizuara me pjesëmarrjen e 600 njerëzve në degën e Prizrenit të Shkollës Arsimore të Kosovës, u mbajt një program iftari edhe në Prishtinë me 400 mysafirë.
Me këtë rast, drejtori i Fondacionit “Maarif” për Kosovë, Mesut Ozbaysar, ka thënë se Fondacioni ks synim ngritjen e nivelit në arsim. Ai u shpreh krenar për prezencën në Kosovës, si anëtarë të një familje të madhe prej rreth 300 shkollave në afro 40 vende të botës.
”Këtu dua t’ju kujtoj një fjalë të mirë të Nelson Mandela: “Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën”.
Poashtu, fjala e bekuar që i dërguari i Zotit na tregon: ”Njerëzit më të mbarë janë, ata që janë të dobishëm për njerëzit”, u shpreh Özbaysar.
Ai theksoi të arriturat e shumta brenda periudhës së shkurtër kohore sa gjinden në Kosovës, duke shënuar rezultate të dukshme në gara kombëtare dhe ndërkombëtare të nxënësve.



