Thirrja e Bashës një ditë para protestës: Asnjë hap pas

Një ditë para protestës së madhe, të njoftuar nga opozita e bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha fton gjithë shqiptarët që të mblidhen në sheshin para Kryeministrisë. Shefi i opozitës thotë se nuk ka asnjë hap prapa për çlirimin e vendit nga e keqja.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa“- apelon Basha, duke ftuar gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, teksa poston edhe këtë video si mesazh të fortë të tubimit.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama  sot publikoi letrën e 7 të hapur, por nuk ia drejtonte kreut të PD. Zoti Rama iu drejtohej demokratëve, duke theksuar faktin se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor, raporton Top Channel

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1883555865079955/

Njëkohësisht, Partia Socialiste ka njoftuar çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.