Vlorë, në pranga 57-vjeçari, policia i gjen 12 kg kanabis në banesë

Policia ka sekuestruar 12 kg kanabis në një banesë në Drithas të Vlorës.

Policia ka sekuestruar 12 kg kanabis në një banesë në Drithas të Vlorës.

Aksioni erdhi në kuadër të planit të masave për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, raporton Top Channel.

Pas marrjes së informacionit se në banesën e shtetasit, A. M., 57 vjeç, ka kanabis, policia ndërhyri, duke e arrestuar në flagrancë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.