Filip njoftoi për këtë vendim sot, vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus, Igor Dodon dhe e emëroi Filip, i cili është kryeministër në detyrë, si president në detyrë, raporton Tv Klan
Qindra persona dolën në rrugët e kryeqytetit moldav Kishiniev që prej 8 Qershorit, për të protestuar kundër Dodon dhe për të mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, që udhëhiqet nga Vlad Plahotniuc, që është personi më i pasur në Moldavi.
Njoftimi i presidentit në detyrë, Filip, vjen vetëm një ditë pasi liderët parlamentarë u takuan në një seancë të jashtëzakonshme, duke tentuar që të formojnë Qeverinë, pas zgjedhjeve të mbajtura në Shkurt.


