Presidenti i Republikës, në këndvështrimin e kryetarit e Partisë Republikane Fatmir Mediu, shmangu një konflikt civil dhe i hapi rrugë palëve për diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Presidenti në rastin e këtij vendi ka shfrytëzuar autoritetin e tij kushtetues edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Është i vetmi autoritet që mund të japë dekret dhe të zhvlerësojë dekrete, sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe ajo u shkatërrua qëllimisht nga Edi Rama. Ai ka kryer një veprim të drejtë dhe veprimi i Presidentit nuk duhet parë si triumf nga njëra ose tjetra palë. Duhet parë si një moment vlerësimi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve. I vetmi moment për t’i kthyer pushtetin qytetarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi i krimit elektoral nëpërmjet influencave dhe lidhjeve politike”, tha Mediu. /ABC News Albania


