Intervistoi : Arlis ALIKAJ
Ermali është një i ri nga Kukësi, i cili megjithësë jeton në qytetin më të varfër të Shqipërisë, siç është Kukësi sipas disa sondazheve, ai nuk ka pritur nga të tjerët ti gjejnë punën, por në rrugën e vështirë e terrenin jo favorizues, ai ka ndjekur pasionin e tij, fotografinë si mënyrë gjenerimi të ardhurash por edhe për të treguar atë që ku ai gjen VETVETEN.
Ai ka punuar në disa kompani si Univers reklama, ka shkuar jashtë por sërish është kthyer pranë familjes së tij për ta mbështetur dhe për të sjell një prespektivë ndryshe për Kukësin.
– Si lindi pasioni për fotografinë?
– Ka nisur që me aparatin me film fotografik të cilin e mësova nga babi im pasi ai ishte i apasionuar pas fotove dhe peisazheve. Që i vogël kur shkonim në udhëtime me të shkollës, bëja foto qoftë për veten time por edhe për shokët dhe shoqet e klasës me 50 lekë fotoja.
Pastaj me ardhjen e teknikave të reja dhe me digjitalizimin e fotografisë, aparatet digjital ishin të paktë por unë isha me fat që e kisha një dhe e merrja me vete ngado qe të shkoja. Fotot ishin nga më të ndryshmet. Preferoja më shumë të fotografoja natyrën sidomos ,”Jeshillekun “. Kjo vjen pasi dhe vetë jam aktivist i gjelbërt dhe anëtar tek shoqata Ekologët e Rajonit të Kukësit dhe çdo gjë ka ardhur natyrshëm . (Buzëqesh).
– Si arritët këtu ku jeni sot, një fotograf i lirë dhe që kërkohet nga kushdo?
– Këto 6 vitet e fundit kam krijuar markën time si profesionist , ‘’Ermal Onuzi Photography’’ , që mund ta gjeni dhe në Facebook dhe po ashtu në Instagram, dhe më shumë jam fokusuar në evente të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me fotografinë , si në Modë-Fashion , Dasma dhe ditëlindje , Videoklipe , Fotosesione etj…
Çdo fotografi duhet edhe të editohet sepse mund të ndodh që ndonje dritë apo ndonjë ngjyrë nuk ka dal ashtu siç ti e dëshiron. Për këtë gjë që në fillimet e mia mësova photoshopin duke provuar gjëra të ndryshme pa pasur ndonje mësues apo profesionist sipër kokës, por thjesht provo butonat e ndryshëm , bëje-ktheje prapa, provo të besh fotot e vjetra me ngjyra etj … Këtshu ka funksionuar dhe tani jam në një nivel (mund të themi) të kënaqur profesionisti.
– Shumë çifte të kanë besuar ty momentin më të bukur të tyre, martesën, si ndihesh për këtë gjë?
Ndihem i vlerësuar , sepse kur dikush të zgjedh të beson aq më shumë momentin më të rëndësisëhm të jetës si fotot e çiftit të sapomartuar. Interesante është se prenotimet vijnë nga shumë persona që nuk i njoh por ata njohin dhe pëlqejnë punën time. J
– Si është të jesh fotograf në një qytet të varfër të Shqipërisë?
Siç dihet Kukësi është qyteti më i varfër në Europë por shumë i pasur nga Natyra. Është me të vërtetë impresionuese për një fotograf të fotografojë peisazhe dhe vende të ndrushme, si për shembull kulturore-artistike. Është vështirë por jo e pamundur përsa i përket fotografimit të individëve. Të gjihtë kanë dëshirë t’iu shkrepësh një buzëqeshje por mundësitë shumica nuk i ka prandaj dhe çmimet janë të arsyeshme.
– Një mesazh për rininë shqiptare që sa vjen çdo ditë e më shumë largohet?
– Unë e dua vendin tim dhe nuk do largohesha për asnjë arsye. Gjithashtu politika të ndryshme kanë bërë që shumë të rinj të largohen, por mendimi apo mesazhi im është ky: ‘’Punoni në atdheun tuaj për atdheun tuaj, I huaji nuk bëhet kurrë vendi yt’’.
Ejani ta bejmë bashkë Shqiperinë tonë të bukur , ta bëjmë të jetueshme edhe për fëmijet dhe prindërit tanë . Iu bëj thirrje të gjithë të rinjve, nëse nuk do e bëjmë ne atehere kush do ta bëjë ?!
– Shumë interesante fakti që the fotografinë duhe ta ndjesh në zemër, kurset e ndryshme dhe teknikat nuk vlejnë përpara pasionit….
Shumë individë të ndyshem mund të bëjnë foto , çdo kush mund të bëjë. Disa kanë bërë kurse të ndryshme fotografie ,kanë mësuar teknikat të caktuara ,por nëse je i lindur për foto atëhere i mëson vetë të gjitha gjërat dhe mënyrat duke parë duke provuar ide të ndryshme . Fotografia është të kësh plot ide dhe kreativitet. Interpretimi që i bën një fotografie me syrin tënd, askush nuk muda ta bëjë të njëjtën gjë siç e bën ti dhe talent lind, nuk bëhesh…
– Mund të ndash me ne disa prej projekteve të tua që ke marr pjesë e fituar?
Si fillim kam marrë pjesë nëpër konkurse të ndryshme ku jam vlerësuar me çmime e fituar. Gjithashtu kam marr në shumicën prej tyre dhe çertifikata si dhe në disa kam humbur pork am mësuar. (buzëqesh). Por fotot që vlerësoj më shumë , dhe qe i kam si të thuash “halë në sy” janë fotot e Vjeshtës të bëra në qytetin tim. Ato më dhanë hov që të ngrihem në një nivel më lartë.
Së afërmi jam përzgjedhur nga një prej kompanive më të mëdhaja të fotografisë në internet siç është Getty Images, për reklamim online të fotografisë dhe shitjes të saj. Gjithashtu ndodhem e punoj dhe në platform të tjera si në 500px , 35aëards, Agora etj.
Së shpejti do rikthej dhe Ëebfaqen time , ku krahas shfaqjes së fotove të bëra do ketë në shitje dhe Presets-at për Adobe Lightroom Mobile dhe PC ( efekte të fotove ) të bëra nga unë.
– Ku e sheh veten tënde pas 5 vitesh?
Normalisht duke bërë foto sa më shumë. J Synimi im është të bëj një kompani eventesh timen , dhe besoj që deri atëhere mbase do e bej. Jam duke ecur me hapa të vegjël por e rëndësishmë është që nuk di të ndalem.
– A i kushtojnë shqiptarët rëndësi imazhit të tyre?
Më ka rastisur të leviz nëpër disa shtete të ndryshme apo edhe të jetoj jashtë Shqiperisë , por më duhet ta them që Shqiptarët i kushtojnë jo pak por shumë rëndësi. Sidomos prezencave e daljeve nëpër rrjetet sociale. Duan të jenë më të mirët në botë. Tani është bërë e modës që çdo foto që shkrepet të bëhet për rrjetet sociale dhe jo për ta stampuar që ta kesh album në shtëpi. Kurse disa duan ti kenë private fotot e tyre, gjë që më kanë berë të mos i postoj në rrjetet e mia sociale.
– A stepen ata të paguajnë?
Ashtu siç e kam thënë më sipër që çdokush ka dëshirë ti bësh foto por mundësitë nuk i kanë. Kështu që çmimet janë të volitshme por dhe ndryshojnë në bazë të vendit, largesisë dhe qytetit. Përgjithësisht i përballojnë. Pastaj qejfi dhe luksi paguhen. (buzëqesh).
– Ku do dëshiroje ta ushtroje këtë zanat jashtë Shqipërisë që të ndiheshe i vlerësuar?
Këtë zanat e kam ushtruar edhe në Itali , dhe mendoj që atje vleresohesh më shumë.
Por dhe në Shqipëri ka vazhduar duke u rritur vlerësimi.
– Çfarë të motivon në punën tënde?
Mendoj që idetë dhe kreativiteti që të bësh sa më shumë foto të bukura dhe të pëlqyeshme për publikun.
Siç thotë dhe shprehja e Mandelës : “ A Winner is a Dreamer, Who never gives UP “.




