Ditën e Marte Turqia përsëriti kërkesën e saj për ekstradimin e liderit të Grupit Terrorist FETO Fetullah Gulen.
Duke folur për reporterët në rezidencën e Ambasadës Turke në SHBA, Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gul tha se bazuar në konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mes SHBA-ve dhe Turqisë, ekstradimi i Gulen tashmë duhej të ishte proces i kryer.
“Është e papranueshme për ne që ende nuk ka progres lidhur me këtë çështje,” tha Ai.
FETO dhe Gulen janë orkestruesit e grushtit të shtetit të 15 Korrikut 2016 ku mbetën 251 të vrarë dhe 2,200 të plagosur.
Lideri i FETO është në azil në Shtetet e Bashkuara që prej 1999. Ankaraja ka kërkuar disa herë ekstradimin e Gulen nga SHBA.
Gul tha se më shumë prova janë dërguar pranë autoriteteve përkatëse Amerikane për ekstradimin e Gulen. Ai tha se Turqia po monitoron nga afër procesin. /EPërditshmja



