I pyetur nga gazetarët si e komenton rezolutën e miratuar një ditë më parë nga Parlamenti me 100 vota kundër vendimit të tij për anulimin e datës së zgjedhjeve, kreu i shtetit tha: “Presidenti është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”.
Meta: Jam zgjedhur President nga një Parlament legjitim, ndryshe nga ky që është tani
Presidenti Ilir Meta thotë se është zgjedhur në këtë detyrë nga një Parlament legjitim dhe jo nga përbërja aktuale e Parlamentit.



