Gjykata e Lartë e Spanjës ka vendosur që ish-zëvendëskryetari i burgosur katalanas, Oriol Junqueras, nuk do të lejohet të marrë vendin e tij në Parlamentin Europian derisa të ketë një vendim gjyqësor për ofertën e dështuar mbi pavarësinë rajonale.
Të premten gjykata hodhi poshtë përkohësisht një peticion për Junqueras në të cilin kërkohej lirimi nga burgu të hënën për të filluar proceset për t’u bërë deputet.
Ai tha se lejimi i tij për të marrë hapat paraprake në komisionin qendror zgjedhor në Madrid do ta detyronte atë të udhëtonte në Bruksel gjatë muajit Korrik për të marrë vendin që fitoi në zgjedhjet europiane të muajit të kaluar. Madje shtoi se ky udhëtim drejt Brukselit do të paraqiste një rrezik për rezultatin e gjykimit dhe do të përfshinte humbjen e kontrollit të juridiksionit mbi masat parandaluese ndaj të cilave ai është subjekt në momentin që largohet nga territori spanjoll.
Gjykata gjithashtu ka vënë se që me arratisjen e presidentit katalanas Carles Puigdemont nga arrestimi në Tetor të 2017 , Brukseli ishte kthyer në bazë të qeverisë së republikës katalanase në mërgim.
Junqueras përballet me një dënim prej 25 vjetësh. Ai u lirua nga burgu më datë 21 Maj për të marrë vendin që meritoi nga votat në zgjedhjet e përgjithshme të Prillit.
Thuhet gjithashtu se refuzimi i peticionit nuk do të thotë që Junqueras kishte humbur të drejtën e tij për të marrë pjesë në Parlamentin Europian, duke shtuar se ajo ishte thjeshtë e shtyrë përkohësisht deri në kohën kur gjykimi të ketë përfunduar dhe pengesat që e çojnë drejt vendit të tij të jenë zhdukur.
Partia e Junqueras, e Majta Republikane e përshkroi vendimin si një sulm tjetër mbi demokracinë dhe tha se do t’a apelonte vendimin e gjykatës.
Faza e gjykimit të procedurave historike kundër Junqueras dhe 11 udhëheqësve katalanas përfundoi të mërkurën pas katër muajsh.
Ish zëvëndëspresidenti rajonal i tha gjykatës së lartë se votimi për një republikë katalanase nuk mund të konsiderohej kurrë krim dhe tha se ai shpresonte se do të gjendej një zgjidhje politike për krizën.
“ Unë me të vërtetë besoj se gjëja më e mirë për të gjithë në, për Kataloninl, për Spanjën, për të gjithë-do ishte që kjo çështje të kthehej në sferën e politikës, një politikë e mirë, një zonë që nuk duhet të kishte ikur”-tha ai.
Deri në vjeshtë nuk priten as vendime as dënime. Socialistët në pushtet fituan më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme por nuk arritën të votohen nga shumica e kongresit të deputetëve- një fragment ky që u përsërit në zgjedhjet lokale dhe rajonale.
Në Madrid, fokusi do jetë nëse PP dhe partia e qytetarëve të qendrës së djathtë janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje me Voxin e ekstremit të djathtë për të fituar pushtetin.



