Trump sulmon kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan: Ai është një fatkeqësi

Me një postim në twitter, presidenti Trump, akuzon kryebashkiakun Khan për vrasjet e shumëfishta që ndodhin në qytet.

Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi të shtunën kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur atë një “katastrofë”.

“Londra ka nevojë për një kryetar të ri të ri . Khan është një fatkeqësi – vetëm do të përkeqësohet!” shkroi Trump.

Në postin e saj, Hopkins pretendoi në 20 orë, dy persona u therën me thikë deri në vdekje, një të vdekur, dhe tre të tjerë u plagosën në Londër.

Në postim gjendet fraza, “Ky është Londonistani i Khanit”, duke përdorur termin për të shpifur popullsinë e madhe muslimane të kryeqytetit. Kujtojmë se Khan ka qenë shpesh pre e sulmeve Islamofobe për shkak të prejardhjes së tij muslimane.

Sipas një raporti të BBC, policia ka bërë 14 arrestime në lidhje me incidentet.

Përpara vizitës shtetërore të Trump në Britani më parë këtë muaj, Khan, një mysliman i lindur në Britani me origjinë pakistaneze, e përshkroi Trumin si “vetëm një nga shembujt më të egër të një kërcënimi në rritje globale” dhe krahasoi gjuhën që ai kishte përdorur me atë të “fashistë të shekullit të 20-të.”

Vizita e Trump u ndjek nga mijëra demonstrues të cilët protestuan kundër udhëheqësit të SHBA, i cili është gjerësisht i papëlqyeshëm në shumicën e vendeve të botës, përveç Rusisë dhe Izraelit.

Në reagim, Trump e quajti politikanin e Partisë Laburiste “një humbës , i cili duhet të përqëndrohet tek krimi në Londër, jo tek unë”.

Ai sulmoi Khanin, duke thënë se ai i ngjason shumë ” kryetarit tonë memec dhe të paaftë të NYC, de Blasio, i cili gjithashtu ka bërë një punë të tmerrshme ”

De Blasio po kërkon kandidaturën presidenciale demokratike për garën 2020.