Bild publikon përgjime të tjera, kësaj here i përfshirë Damian Gjiknuri

Në përgjimet e publikuara sot nga gazeta ‘Bild’, të siguruara nga dosja 339 e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri, është përfshirë edhe ish-ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës.

Gjatë komunikimit me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, i cili ndodhej në një prej zonave zgjedhore në 2017-ën, Gjiknuri e njofton se do i dërgojë një furgon me ‘çuna problematikë’, për t’i patur aty për çdo nevojë.

Biseda

Damian Gjiknuri: Ç’a bohet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjë?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani deputetët, se kanë ardhur ata të PD-së

Damian Gjiknuri: Tani do të vijnë ata, se si duket kanë fjetur pak se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do të vijnë.

Arben Keshi: Unë nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di, tani janë duke ardhur.

Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra, te njerëzit tanë.

Damian Gjiknuri: Patjetër

Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë nga rrethet, nuk i njeh njeri.

Damian Gjiknuri: E di, ashtu i kanë sjellë ata sepse nuk kanë besim te të vetët. Nejse, unë do të çoj edhe disa çuna t’i kesh aty ti, një furgon, të jetë aty.

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Do t’i nis disa që të rrijnë aty, do vijnë te shtabi jot për çdo rast. Por mos të dalin shumë ata sepse janë nga ata tipat problematik, po gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Në rregull.

Burimi: Top Channel