Me mijëra njerëz janë bashkuar në qytetin Stamboll të Turqisë ditën e Martë, në respekt të Presidentit të parë të zgjedhur demokratikisht në Egjipt, Mohammed Mursi.
67-vjeçari humbi jetën pak pasi i kishte rënë të fikët në gjykatë në kryeqytetin Egjiptian.
Lutja e drejtuar nga Diyaneti i Turqisë u zhvillua në xhaminë Fatih.

“Do të dëshiroja të nderoj dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë njerëzit e Egjiptit,” u shpreh Erdogan, i cili i quajti Mursin martir dhe udhëheqës të ligjshëm të Egjiptit.
Në Ankara gjithashtu me qindar u mblodhën përpara ambasadës egjiptiane në përkujtim të Mursi. /E Përditshmja



