Dënohet me 15 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë

Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite e 5 muaj dhe 10 ditë burg, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite e 5 muaj dhe 10 ditë burg, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë, shkruan Opinion.

Ai u arrestua në tetor të vitit 2017 në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Trëndafili i erës”.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Habilajt është shprehur se ai nuk ishte koka e grupit të trafikantëve. Moisi Habilaj u dënua tre vite më pak se sa kërkohej nga Prokuroria.

Sipas mediave italiane shkruajnë se Habilaj e ka dëgjuar në heshtje vendimin, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se ai ishte thjesht transportues.

Në muajt e kaluar, Habilaj ka pranuar një pjesë të përgjegjësive dhe u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve italianë dhe shqiptarë, të cilët në vendin tonë kanë në dorë edhe dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjyakata dënoi me 7 vjet burg edhe Nazer Seiti, i cili konsiderohet si financier e grupit kriminal.