Një i moshuar shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës

I moshuari, rreth 80 vjeç, është identifikuar si shtetasi Y.Muja. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje. Nga të dhënat paraprake, mësohet se në trupin e të moshuarit nuk janë gjetur shenja të ushtrimit të dhunës.

Një i moshuar është gjetur i vdekur në rrugë këtë pasdite, shkruan Gazeta Express. Ngjarja është shënuar në qytetin e Korçës.

I moshuari, rreth 80 vjeç, është identifikuar si shtetasi Y.Muja. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje. Nga të dhënat paraprake, mësohet se në trupin e të moshuarit nuk janë gjetur shenja të ushtrimit të dhunës.

Mbetet ende mister mënyra sesi 80 vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.