Ambasadori britanik shkon në zyrën e Lulzim Bashës

Në një kohë kur situata politike është shumë e ndezur në Shqipëri, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Situata politike është shumë e ndezur në Shqipëri, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi i tyre ka qenë pa praninë e medieve por dyshohet se në fokus të diskutimit është situata politike.

Ky takim vjen vetëm një ditë para protestës së opozitës, që është njoftuar të mbahet ditën e nesërme kundër qeverisë së Edi Ramës.

Opozita shqiptare do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e nëntë kombëtare para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.