Një këmbësor është aksidentuar nga një automjet në fshatin Mengël të Elbasanit, raporton OraNews.
Mësohet se i aksidentuari ka marrë plagë të rëndë dhe është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili shkaktoi aksidentin. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



