Gjermani, përplasen në ajër dy avionë luftarakë

Incidenti ka ndodhur mbi qytetin Malchow, avionët kanë rënë në tokat pyjore.

Dy avionë luftarakë europianë janë përplasur në ajër ditën e Hënë në veri-lindje të Gjermanisë, raportojnë mediat sociale.

Përplasja është konfirmuar edhe nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes.

Incidenti ka ndodhur mbi qytetin Malchow, avionët kanë rënë në tokat pyjore.

Një pilot ka shpëtuar, ndërsa një tjetër ka humbur, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë.

Ndërsa një pilot i një avioni të tretë ka dëshmuar se ka parë dy pilotët e avionëve të hidhen me parashutë. /E Përditshmja