Arrestohet në Shkodër i dënuari në Itali

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Në pranga ka rënë shtetasi  M. R. 38 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, raporton Top Channel

Ai është  ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata Firenze/Itali datë 13.03.2019 , e  ka dënuar me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese”