Merr flakë shtëpia në Elbasan, plagosen dy zjarrëfikës

Dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur në ngjarjen e pasdites së sotme në Elbasan, ku një banesë e pabanuar u përfshi nga flakët në lagjen “kala”, raporton Gazeta Shqip. Njëri prej zjarrfikësve është asfiksuar gjatë aksionin për shuarjen e flakëve, ndërsa tjetri ka thyer dorën, teksa ishte duke zbritur nga shkallët e mjetit zjarrfikës.

Të dy zjarrfikësit janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar, ndërsa situata është vënë nën kontroll. Policia ka bllokuar rrugët e hyrjes dhe daljes në lagje, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Sipas të dhënave të deritanishme, zjarri ka ardhur për shkak të degradimit të banesës, por nuk përjashtohet as ndonjë defekt në rrjetin elektrik.