Pas këtij mesazhi, Garda i ka rikthyer mbrojtjen Klement Zgurit, e cila i ishte garantuar edhe përpara procesit të votimit, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai po ruhet aktualisht nga katër punonjës të Gardës së Republikës, raporton Top Channel.
Ndërkohë, Klement Zguri po drejton mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku në rend dite janë rezultatet e votimeve të 30 qershorit.



